Loading…

Arrestohet shqiptari me 100 mijë euro kokainë

  • 19/11/2016 | 15:39

Arrestohet shqiptari me 100 mijë euro kokainë

Në bastisjen që u bë në shtëpinë e tij, u gjetën të tjera doza kokaine, që sipas policisë arrinin vlerën 100 mijë euro në tregun me pakicë.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një shqiptar 35-vjeçar, i cili po ndiqej që një kohë të gjatë. Ai është arrestuar në Venecia për tregti droge.

Ai prej kohësh qarkullonte në sheshin San Marco të qytetit të Venecias duke shpresuar që turmat e turistëve të fshihnin shpërndarjen e tij.

Pasi e ndoqi për disa kohë, autoritetet italiane e kapën 35-vjeçarin në flagrancë, ndërsa i dorëzonte disa doza kokaine një gruaje 53-vjeçare italiane.

Në xhepin e tij iu gjetën edhe 7 doza të tjera kokaine që i kishte për t’i shitur.

Policia me këtë aksion goditi një nga protagonistët e tregut të drogës në qytetin historik. Në bastisjen që u bë në shtëpinë e tij, u gjetën të tjera doza kokaine, që sipas policisë arrinin vlerën 100 mijë euro në tregun me pakicë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë