Loading…

Arrestohet personi që gjuajti me gurë Ramiz Lladrovcin

  • 10/10/2017 | 14:38

Arrestohet personi që gjuajti me gurë Ramiz Lladrovcin

Një person është arrestuar sot, pasi dyshohet se mbrëmjen e kaluar ka sulmuar me gurë kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin, shkruan gazetametro. net.


Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka bërë Policia e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij.

E gjithçka thotë Policia, është se ka marrë një info mbrëmë nga vetë Lladrovci, dhe mbi këtë bazë nisën kërkimet që rezultuan me një të arrestuar, shkruan Metro.

Ndërkohë, Lladrovci nuk ka folur shumë për rastin. Ai vetëm ka bërë të ditur se është sulmuar dhe se rastin e ka paraqitur në Polici.

Ndryshe, Lladrovci u sulmua mbrëmë në fshatin Tërstenik më ç’rast edhe iu thyen dritares e veturës së tij./gazetametro.net.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë