Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar për armëmbajte pa leje në Prizren gjatë bastisjes në shtëpinë e tij.
“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Boshnjak”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Gjatë bastisjes, në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar, një revole Ekol special, dy pushkë ajrore me 81 fishekë ,një shufër gome, tri thika dhe 98 fishekë të kalibrave të ndryshëm, thuhet në raport./gazetametro.net