Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që duke drejtuar veturën e tij, nën ndikim të alkoolit ka fyer një qytetar dhe pasi që patrulla e Policisë ka tentuar që ta ndalë të dyshuarin, ai ka tentuar që të ikë me veturë nga vendi i ngjarjes duke goditur veturën zyrtare të Policisë.
Siç bën të ditur Policia, përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy policë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.