Loading…

Arrestohet pas 16 vitesh në arrati anëtari i ‘Ndragheta’, punojë si ‘picamen’ në Francë

  • 03/02/2023 | 13:17

Arrestohet pas 16 vitesh në arrati anëtari i ‘Ndragheta’, punojë si ‘picamen’ në Francë

Vrasësi kryesor i angazhuar nga mafia italiane u arrestua pas 16 vitesh në arrati duke u paraqitur si prodhues picash.


Një vrasës i lidhur me grupin e fuqishëm të krimit të organizuar “Ndrangheta” të Italisë është arrestuar pas 16 vitesh në arrati në Francë.

Edgardo Greco, 63 vjeç, kishte kaluar tre vitet e fundit duke punuar si ‘picamen’ në Saint Etienne, ku ai kishte jetuar që nga viti 2014, raporton metro.co.uk.

Ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët u rrahën për vdekje me një shufër metalike në një dyqan peshku në Kalabri në vitin 2006 si dhe për tentativën e vrasjes së një burri tjetër.

Interpoli tha se vrasjet ishin “pjesë e një “lufte mafioze” që shënoi fillimin e viteve 1990′ në Itali.

Ndrangheta është një nga organizatat më të fuqishme të kokainës në botë dhe shihet si kërcënimi më i madh në mesin e sindikatave të krimit të organizuar.

Vitet e fundit, mafiozët e Ndrangheta janë arrestuar nëpër Evropë, madje edhe në Brazil.

Ndryshe, së fundi është arrestuar bosi i fundit i “Cosa Nostra”, Matteo Messina Denaro pas disa dekadave të arratisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë