Loading…

Arrestohet njëri nga të dënuarit në rastin Medikus

  • 10/01/2017 | 12:08

Arrestohet njëri nga të dënuarit në rastin Medikus

Pas disa vitesh në arrati Policia e Kosovës ka arrestuar të dënuarin në rastin Medikus Lutfi Dervishi.

Dervishi është parë pak çaste më herët duke u sjellë në stacionin Qendra të Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarët policorë.

Arrestimi I tij vjen disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rasti “Medikus”, edhe pse dënimet e themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga apeli, raporton Kallxo.com.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.

Djalit të Lutfiut, Arbanit, i cili nga gjykata themelore ishte dënuar me 7 vjet e tre muaj burg, Gjykata e Apelit ia ngriti dënimin në 8 vjet, ndërsa Sokol Hajdini nga Gjykata e Apelit u dënua me 5 vjet burg për dallim nga dënimi prej 3 vjetësh që i kishte shqiptuar gjykata themelore.

Dënimet Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli më 29 prill të vitit 2013, ndërsa Gjykata e Apelit lidhur me këtë rast vendosi në mars të këtij viti.

Ndërsa pos dënimit me burg, urologu Lutfi Dervishit i ishte ndaluar edhe edhe ushtrimi i profesionit të urologut për dy vjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë