Një serb është arrestuar dje në Prishtinë dhe një tjetër është në kërkim në Obiliq, për shkak të veprës penale, ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’, shkruan Gazeta Metro.
Dje në Prishtinë, në fshatin Bërrnicë e Poshtme, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi i njëjti ka kryer veprën e lartcekur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu edhe në fshatin Mazgit në Obiliq, raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur.
I dyshuar është në kërkim. /gazetametro.net