Loading…

Arrestohet një person për grabitje në Ferizaj që ndodhi para disa ditëve

  • 30/11/2021 | 21:22

Arrestohet një person për grabitje në Ferizaj që ndodhi para disa ditëve

Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se është arrëstuar një person për grabitje, shkruan Gazeta Metro.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona i kanë dalur përpara viktimës që ka qenë në makinë dhe ia kanë vjedhur celularin dhe po ashtu ia kanë dëmtuar makinën.

Policia e Kosovës tashmë ka arrëstuar një person lidhur me këtë rast dhe po ashtu është në kërkim edhe të dy të tjerëve.

“Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Grabitje dhe dëmtim prone’’, kishte nisur hetimin e rastit që ka ndodhur me datën 26.11.2021, ku rreth orës 19:30 ne rr. ‘’Abdiselam Ahmeti’’ në Ferizaj  tre persona të dyshuar i kanë dalë përpara me veturë viktimës G.Z (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili  ishte po ashtu me veturë dhe e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupor. Me këtë rast personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar edhe veturën e tij dhe të njëjtit kishin ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, hetuesit e stacionit policor  pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale dhe deklarative  dhe sot me datë 30.11.2021, rreth orës 19:00 kanë arrestuar personin e dyshuar të kësaj ngjarje me inicialet B.H ( M/K) 32 vjeçar .

I njëjti pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit tjerë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë