Policia e Kosovës, sot ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person për një rast vjedhje të muajit nëntor në Prishtinë, ku nën kërcënimin e armës, viktimës i kishin grabitur rreth 300 euro dhe një telefon i llojit Samsung.
Personi i dyshuar është L.I 28 vjeç, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.
“Rasti ka ndodhur më datën 26.11.2016 në rrugën”Bajram Bahtirit”, në Prishtinë, saktësisht në një pikë karburanit, ku nën kërcënimin e armës (revole), viktimës 26 vjeç i janë grabitrut pra të gatshme(rreth 300 eur), dhe një telefon i tipit Samsung”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se policia e mbështetur nga prokurori i shtetit është duke punuar për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë./Gazeta Metro/