Loading…

Arrestohet një person në Vërmicë: Po kontrabandonte katër palestinezë

  • 08/01/2020 | 10:24

Arrestohet një person në Vërmicë: Po kontrabandonte katër palestinezë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në pikën kufitare në  Vërmicë, pasi që në veturën e tij janë hasur katër persona nga Palestina dhe dyshohet se ka qenë duke bërë kontrabandë me migrant, transmeton Gazeta Metro.


Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se dje në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, një person është arrestuar, pasi në veturën e tij janë hasur katër persona nga Palestina.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa refugjatet qëndrojnë në SPMK Vërmicë deri në mëngjes.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Vërmicë, 07.01.2020-21:21. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjate kontrollit në veturë janë hasur katër persona nga Palestina. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa refugjatet qëndrojnë në SPMK Vërmicë deri në mëngjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë