Loading…

Arrestohet një person në Rahovec, iu gjetën dy pushkë, një mitraloz dhe 130 fishekë

  • 30/01/2023 | 20:52

Arrestohet një person në Rahovec, iu gjetën dy pushkë, një mitraloz dhe 130 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar në Rahovec një person i dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, transmeton Gazeta Metro.


Policia ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit Z.M, në fshatin Dejnë-Rahovec.

”Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: Një pushkë gjysmë automatike, Një pushkë automatike, Një mitraloz si dhe 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja,” thuhet në njoftim.

Tutje, PK ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë