Një shofer është arrestuar pasi tentoi t’i jepte një shumë parash zyrtarit të policisë rrugore, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Bëhet e ditur se personi i arrestuar është 57 vjeçari Nazim Islami nga Kosova, i cili shkeli rregullat e trafikut gjatë vozitjes së një kamioni, shkruan Orainfo.
Për t’i shpëtuar gjobës, i dyshuari provoi t’i jepte policit një shumë parash, veprim ky që i ka kushtuar me arrestim dhe akuzë për korrupsion. /gazetametro.net