Loading…

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen në Prishtinë

  • 26/01/2022 | 17:41

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen në Prishtinë

Një person është arrestuar për plagosjen që ka ndodhur para pesë ditësh në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjali ka mbetur i plagosur një person.

“Lidhur me këtë rast, policia ka identifikuar të dyshuarin; B. H, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentative”, njofton policia.

Në të njejtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë; Revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë