Dardan Molliqaj, sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se aktivisti i kësaj partie, Nol Nushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Siç ka thënë Molliqaj, arrestimi i Nushit është bërë për shkak të “aktiviteteve publike protestuese në të kaluarën.”
“Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet. Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik”, ka njoftuar Molliqaj.
“Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis”, ka thënë tutje ai. /gazetametro.net