Loading…

Arrestohet Murat Jashari, i dyshuari për plagosjen e Vllasit

  • 13/03/2017 | 15:18

Arrestohet Murat Jashari, i dyshuari për plagosjen e Vllasit

Është arrestuar Murat Jashari, ai që po thuhet të jetë është i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.


Siç mëson portali Insajderi, i dyshuari i arrestuar është Murat Jashari, vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si “Kumanova”.

Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me informacion nëse ka të dyshuar në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të komentojë nëse ka të dyshuar të mundshëm, duke shtuar se shumë shpejtë policia pritet të dalë në konferencë për media, ku do të mësohen të gjitha detajet.

Avokati Vllasi është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 8 të mëngjesit. Ai ka marrë plagë të krahun e majtë, dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Për të kuptuar më shumë se kush është Murat Jashari, klikoni këtu. /gazametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë