Loading…

Arrestohet ‘Molla e Kuqe’, i arratisuri nga Gjykata Speciale

  • 24/05/2019 | 13:02

Arrestohet ‘Molla e Kuqe’, i arratisuri nga Gjykata Speciale

I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” është arrestuar.


Arrestimin e Shales e ka konfirmuar për lajmi.net avokati Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij.

“Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Për kur dhe ku nuk di ma shumë. Vetëm se më kanë njoftuar që në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës”, ka thënë Bullakaj.

Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet.

Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.

Shala kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë