Përmes një postimi në Facebook të Ismail Morinës ‘Ballisti’ ai është arrestuar në qytetin e Kukësit, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër tifozët më të flaktë të Kombëtares së Shqipërisë, Ismail Morina i njohur me nofkën ‘Ballisti’ është arrestuar ditën e sotme rreth orës 9:30 në Kukës.
Në postimin e tij thuhet se ka qenë urdhër nga Beogradi për ta arrestuar personin i cili ngriti lart në qiell në vitin 2014 flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd. /gazetametro.net
Postimi i plotë:
Sot,date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “rILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës.
Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirit te lirë.
Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë!
Rroftë shpirti i Shqiptarit!!
ZOTI është SHQIPTAR!!!