Loading…

Arrestohet hajni mitrovicas: Për dy ditë u përfshi në tri raste të vjedhjeve

  • 09/06/2021 | 16:04

Arrestohet hajni mitrovicas: Për dy ditë u përfshi në tri raste të vjedhjeve

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’  në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprës panele Vjedhje.


Këto raste janë raportuar në dy ditët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqanet në Mitrovicën e Jugut.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë në orët e paradites së sotme  në Mitrovicë, kanë arrestuar  të dyshuarin  K. U., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i  njëjti  dyshohet që në tri  lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer  vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari  janë gjetur dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura si: monitor, motoçikleta dhe gjësende të ndryshme.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë