Loading…

Arrestohet hajni i shumëkërkuar nga Shkupi

  • 10/08/2022 | 12:31

Arrestohet hajni i shumëkërkuar nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në orët e para të mëngjesit, respektivisht në ora 03:00, në Manastir ka arrestuar 24-vjeçarin R.E. nga Shkupi. Për personin në fjalë autoritetet kishin lëshuar tre urdhër-arreste.


“Ndaj tij janë lëshuar tre urdhër-arreste qendror dhe dy fletëthirrje qendrore, nga të cilat një urdhër nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë”, si dhe dy urdhëresë nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, pasi ekziston dyshimi për veprat penale të “sekuestrim i mjetit motorik”, “vjedhje e rëndë” dhe “grabitje”.

Dy fletëthirrjet janë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra penale të “vjedhjes së rëndë” nga Njësia për Punë të Brendshme Karposh dhe Njësia për Punë të Brendshme Gazi Babë”, thonë nga MPB të Maqedonisë së Veriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë