Një i dënuar me dy vite burg nga gjykata, është arrestuar sot duke dalur nga një xhami në Prizren, pasi kishte kryer lutjet e ditës së premtë, shkruan gazetametro.net
“I dyshuari është arrestuar duke dalë prej xhamisë pasi kishte kryer lutjet”, njofton policia.
Zyrtarë policor sot rreth drekës afër xhamisë së Arbanës e kanë arrestuar personin e dënuar për vjedhje të ndryshme.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dënuari u dërgua në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit./gazetametro.net