Policia e Kosovës bënë të ditur se ka arrestuar tre përsona të dyshuar për “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje të veturave” në Prishtinë dhe fshatin Qagllavicë, ndërsa një të dyshuar tjetër janë duke e kërkuar.
Sipas një njoftimi të PK’s, bazuar në hetime policore ky grup dyshohet se është i përbërë nga katër persona, por që numri i tyre mund të jetë edhe më i madh.
Të dyshuarit janë: M.M. (1991) nga komuna Malishevë me banim në Vranjevc, Prishtinë, N.G. (1990) me banim në Prishtinë dhe M.G. (1983) me banim në Prishtinë.
Ky grup siç edhe thuhet në njoftimin e policisë është vëzhguar dhe monitoruar që nga muaji tetor.
Ky gryp, dyshohet të ketë kryer vjedhje të rënda në lagjen Veternik dhe në fshatin Qagllavicë.
“Vjedhjet i kanë kryer kryesisht nëpër shtëpi, ku para tyre ka pasur të parkuara vetura të shtrenjëta. Të njëjtit vjedhjet i kanë kryer pas mesnate, derisa banoret e shtëpisë kanë qenë duke fjetur, me ç’rast ata kanë vjedhur gjësende me vlerë dhe çelësat e veturave dhe me pas në largim e sipër duke i vjedh edhe veturat”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./gazetametro.net