Loading…

Arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj, quajti ‘prostitutë’ ambasadoren e BE’së

  • 10/05/2017 | 11:35

Arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj, quajti ‘prostitutë’ ambasadoren e BE’së

Analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj është arrestuar mbrëmjen e djeshme me akuzën “thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën”.


Arrestimi i tij erdhi pas publikimit të shkrimit për ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin të cilën e konsideronte “prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin”, transmeton Koha Jonë.

Njoftimi i policisë

Ne date 09.05.2017 Strukturat përgjegjëse ne Policinë e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës se Rrethit gjyqësor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.

Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku bën thirrje te hapura për te kryer vepra te dhunshme kundër rendit kushtetues.

Ai akuzohet për thirrje publike për veprime te dhunshme, mbi bazën e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]azetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë