Loading…

Arrestohet edhe një person për vjedhjen e telefonit të Kryeprokurorit

  • 11/01/2017 | 19:39

Arrestohet edhe një person për vjedhjen e telefonit të Kryeprokurorit

Edhe një person është arrestuar si i dyshuar për vjedhje në shtëpinë e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.


GazetaBlic duke u thirrur në burime policore bën të ditur se i arrestuari është L.K.

Ndryshe persona të panjohur kishin arritur të futeshin në shtëpinë e kryeprokurorit mëngjesin e hershëm të datës 22 nëntor të vitit të kaluar duke marrë vetëm një telefon “Samsung” të kryeprokurorit Lumezi.

Hajnat kishin arritur të thyenin dy dyer të shtëpisë edhe pse shtëpia ishte nën mbikëqyrjen e policisë për 24 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë