Loading…

Arrestohet burri që rrahu brutalisht 10-vjeçaren në Prishtinë

  • 23/06/2022 | 16:54

Arrestohet burri që rrahu brutalisht 10-vjeçaren në Prishtinë

Pamjet e rrahjes brutale të një vajze në Tauk Bahçe të Prishtinës mbrëmë u bënë virale. Në këto pamje shfaqej një burrë që keqtrajton një vajzë të mitur, duke e rrahur pamëshirshëm.


Fillimisht rasti nuk dihej se kur ka ndodhur, teksa tash Sinjali mëson se Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas publikimit të pamjeve gjithandej në rrjete sociale, Policia ka nisur hetimet, me ç’rast ka zbuluar se burri që shihet në video është B.S.., 55-vjeçar, i cili ka rrahur vajzën 10-vjeçare.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për keqtrajtimin e vajzës.

Pas intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti është hetohet në procedurë të rregullt dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë