Loading…

Arrestohet bosi i krimit në Shqipëri, jeta e tij luksoze prej milioneri |FOTO

  • 23/10/2018 | 09:51

Arrestohet bosi i krimit në Shqipëri, jeta e tij luksoze prej milioneri |FOTO

Pronari i servisit që dyshohet se iu vu qëllimisht zjarri gjatë natës në Elbasan është 37 vjeçari Elton (Kastriot) Kila, i cili u arrestua më 18 tetor nga Policia e Elbasanit si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

Kjo është hera e dytë që i vihet zjarri servisit. Autorët kanë hyrë nga një dritare. Në këto foto shihet jeta e tij luksoze. 37 vjeçari dispononte mjaft makina të shtrenjta mes tyre edhe një Ferrari.

Policia e Shtetit në njoftimin e datës 18 tetor 2018, bëri të ditur se:

“Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar. Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, shkruante policia në njoftim.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë