Loading…

Arrestohet 41 vjeçari që po ndërtonte xhami pa leje

  • 23/11/2016 | 12:21

Arrestohet 41 vjeçari që po ndërtonte xhami pa leje

Një i ri është arrestuar, pasi sipas Policisë në Korçë ishte duke ndërtuar një xhami pa leje. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e dy ditëve më parë në fshatin Hoçisht.


Burimet policore thanë se dy ditë më parë në orën 17:00, u arrestuar me iniciativë Niko (Bledar) D., 41-vjeç banues në Korçë, raporton syri.net.

Të njëjtat burime thanë se po ditën e ndalimit në orën 13:00, në fshatin Hoçisht, ai është kapur duke ndërtuar një xhami, pa leje.

Pas kësaj kanë nisur hetimet ndaj tij dhe në fund është vendosur që ai të ndalohet nga policia edhe për shkak të prirjeve të tij ekstremiste.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë