Loading…

Arrestohet 28 vjeçari në Gjakovë, vodhi një sopatë dhe 2000 euro

  • 27/01/2023 | 22:53

Arrestohet 28 vjeçari në Gjakovë, vodhi një sopatë dhe 2000 euro

Një person është arrestuar në Gjakovë ditën e sotme rreth orës 18:30.


Dyshohet se ai kishte grabitur një sopatë dhe 2000 mijë euro.

‘’Stacioni Policor në Gjakovë rreth orës 18:40 kishte marr informacion se filiali mikrofinanciar “RIA” në rrugën “Avdullah Babalija në Gjakovë ishte grabitur nga një person nën kërcënimin e një sëpate, nga ku punëtores në këtë filial i ishin grabitur 2000 euro.

I dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Zyrtarët policorë me të pranuar informacionin menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ku nëpërmes rrugëve operative dhe hetimore është arritur të gjendet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet F. H., i lindur në vitin 1995, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një sëpatë dhe2000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she.

I dyshuari pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Grabitje’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë