Policia e Elbasanit ka prangosur një 28-vjeçar në fshatin Gjocaj. Mësohet se Albi Bashaliu, 28 vjeç u arrestua pasi në fshatin Gjocaj , gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të: V.SH, 57 vjeç, banues në fshatin Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë e të shtënave, nuk ka patur të dëmtuar. Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale: 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishek i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm, raporton Top Channel, transmeton gazetametro.net
Automjetin tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A.B, 38 vjeç, banues në Peqin Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”. /gazetametro.net.