Loading…

Arrestohet 20 vjeçari që goditi për vdekje me veturë gruan 30 vjeçare

  • 23/10/2018 | 10:41

Arrestohet 20 vjeçari që goditi për vdekje me veturë gruan 30 vjeçare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar ngasësin e veturës së tipit BMW, që goditi me veturën e tij dy këmbësore dje në ‘Rrugën B’, ku njëra mbeti e vdekur.


Ngasësi i veturës ishte një 20 vjeçar, L.M, ku rreth orës 16:00 e goditi për vdekje një grua të moshës 30 vjeçare dhe la në gjendje të rëndë një vajzë të moshës 23 vjeçe, njofton gazetametro.net.

Policia ka njoftuar se 20 vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit dhe ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 22:10 njëra nga dy këmbësoret e aksidentuar nuk ka mundur të i përballojë plagëve të rënda nga aksidenti dhe ka vdekur në QKUK, njofton gazetametro.net.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Dje rreth orës 16:00, në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW dhe dy këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:

F.R,  femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
L.A, femër 30 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu
përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit BMW,  L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës L. A.  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./gazetametro.net

http://gazetametro.net/kjo-eshte-30-vjecarja-qe-u-mbyt-nga-vetura-ne-prishtine-la-nje-djale-16-muajsh-foto/?fbclid=IwAR1ytlBmfwnaBnzJNWvjeVVgt7LSiLA3_2koIrUoF-HUGGWdwbN8oq-N0lQ

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë