Një 14 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit të martën pasi dyshohet të ketë grabitur 3 mijë e 180 euro nga një dyqan mishi në qytetin bregdetar,raporton TV Klan.
Arrestimi i të miturit u krye mëngjesin e sotëm nga policia pas hetimeve dhe pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë kurse gjatë kontrollit të dyshuarit iu gjet një sasi të hollash, rreth 1 mijë e 500 euro të cilat besohet të jenë nga paratë e vjedhura si dhe një pistoletë “Ekol special”. /gazetametro.net