Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të cilët gjatë ditës së sotme me rastin e nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, hoqën flamujt turq në këtë qytet.
Lajmin e bëri të ditur Komandanti i stacionit policor në Prizren, Haris Dida.
‘’Duke u nisur se ky vit ishte rekord nga vizitorët, mund të themi se nuk ka ndodhur asnjë incident në Prizren’’, ka thënë ai. “Nuk ka ndodhur as edhe një incident më i vogël për të cilin mund ta potencojmë’’.
‘’Përveç dëmtimit të flamurit të Turqisë, por në bazë të veprimeve hetimore janë identifikuar tre persona, të cilët janë ndaluar për procedura të mëtutjeshme’’, u shpreh Dida.
Për heqjen e dhunshme të flamujve turq në Prizren ka reaguar sot edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo ministri ka dënuar heqjen e flamujve turq në qytetin e Prizrenit.