Loading…

Arrestohen tre persona për vdekjen e punëtorit në Shkabaj

  • 06/02/2023 | 15:23

Arrestohen tre persona për vdekjen e punëtorit në Shkabaj

Tre persona janë arrestuar nga policia në lidhje me një rast “Vdekje e dyshimtë”.


Rasti kishte ndodhur më 28 dhjetor në fshatin Shkabaj, ku si pasojë një punëtor ka vdekur.

I ndjeri kishte rënë nga një lartësi dhe nuk arriti t’ju bëj ballë plagëve.

Ndërkaq personat e dyshuar kanë rënë në prangat e policisë pas më shumë se një muaji.

Ndaj njërit prej të dyshuarve është hapur rast “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës”.

Ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë