Loading…

Arrestohen tetë serbë për luftën në Bosnje

  • 06/12/2016 | 15:50

Arrestohen tetë serbë për luftën në Bosnje

Policia boshnjake ka arrestuar sot tetë serbë të Bosnjës, të cilët dyshohen për vrasjen e rreth 120 burrave dhe djemve boshnjakë dhe kroatë në veriperëndim të Bosnjës, në fillim të luftës në vitin 1992.

Prokuroria e shtetit tha të martën se tetë njerëz janë akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Sipas zyrës së prokurorit shtetëror të Bosnjës, të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vepra si (vrasje, torturë etj), transmeton gazetametro.net.

“Ky grup njerëzish besohet se i kanë ndaluar ilegalisht 120 burra në fshatin Miska Glava, dhe më pas i kanë dërguar në një qendër kulturore dhe stadium afër fshatit, ku i kanë torturuar dhe abuzuar për tri ditë”, sipas zyrës së prokurorit.

Në mesin e viktimave ka të mitur, dhe disa kanë mbijetuar./gazeta metro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë