Policia e Kosovës arreston tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm gjatë një aksioni për të kontrolluar disa lokacione të Kosovës.
Katë prej të arrestuarve ishin meshkuj dhe katër prej tyre ishin femra.
Gjatë këtij aksioni policia gjithashtu ka sekuestruar si prova materiale një veturë, server dhe shumë dokumente.
Cak i kontrollit ishte një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet tjera të Kosovës.
Personat e arrestuar nga Polica janë:
V.H lindur me 1991 m/sh/k
F.B lindur me 1992 m/sh/k
S.D lindur me 1990 f/sh/k
K.H lindur me 1989 f/sh/k
O.K lindur me 1991 m/sh/k
B.K lindur me 1991 f/sh/k
A.Q lindur me 1992 f/sh/k
I.B lindur me 1987 m/sh/k
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomik, pas një hetimi të fillua rqë nga muaji gusht të këtij viti ka zbatur urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtine, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suhareke nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” , thuhet në njoftim për media nga Policia e Kosovës.
Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje thuhet në njoftim.