Policia kroate ka arrestuar dy shtetas të serbi pasi kta të fundit ishin duke transportuar tetë emigrantë shqiptarë të Kosovës. Në veturën me të cilën po barteshin emigrantët, autoritete kroate në mesin e emigrantëve gjetën edhe një fëmijë.
Ndërsa, në të njejtën ditë policia kishte ndalur edhe një veturë, të cilën e ngiste një shtetas serb dhe në të gjetën katër shtetas të Kosovës, dy nga ta ishin fëmijë.
Zbulimet e policisë tregojnë që shtetasit e Kosovës në mënyrë ilegale, duke ecur në këmbë hynë nga Serbia në Kroaci, ku ishin marrë pastaj nga ngasësit e makinave të lartëpërmendur.
Shtetasit serbë janë arrestuar, ndërsa shtetasit e Kosovës janë dëbuar.