E.I. 24 vjeçar dhe F.I. 27 vjeçar janë dy të dyshuar nga Mitrovica që janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës për shkak të disa vjedhjeve që kanë kryer nëpër shtëpi të ndryshme në qytetin e Mitrovicës.
“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve intensive me fokus të veçantë zbardhjen e veprave penale “vjedhje të rënda”, kanë arrite të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të “vjedhjeve të rënda””, thuhet në njoftimine Policisë së Kosovës, transmeton gazetametro.net.
Policia shpjegon se rastet e vjedhjeve ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur televizor, nxehëse radiator, lavatriqe, vegla të ndryshme pune.
“Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit, përkatësisht në disa lokacione të ndryshme kanë arritur që të gjejnë; 10 televizor, 01 nxehëse radiator, 01 lavatriqe, 06 mjete vegla të ndryshme, 01 fshisë elektrike”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor./gazetametro.net