Loading…

Arrestohen pesë policët privatë që ruanin paratë në Rinas

  • 09/02/2017 | 19:18

Arrestohen pesë policët privatë që ruanin paratë në Rinas

Arrestohen pesë punonjësit e policisë private, të cilët shoqëronin me dy blinda para të bankës së nivelit të dytë, BKT, që ra pre e grabitjes.


Mediat shqiptare raportuan më herët se punonjësit ishin në drejtorinë e Policisë së Shtetit për të dhënë dëshminë e tyre.

Ngjarja ndodhi sot në Qafë-Kashari, pranë rrugës për në Rinas. Pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të zi arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë nga 100 mijë euro deri në 2 milionë euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.

Pesë autorët pasi goditën një prej blindave, thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë