Loading…

Arrestohen pesë persona të armatosur në Lipjan

  • 06/02/2017 | 16:30

Arrestohen pesë persona të armatosur në Lipjan

 

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Ribar i Madh në komunën e Lipjanit, pasi që janë ekspozuar me armë nëpër rrugë të këtij fshati.


Arrestimi i tyre ka ardhë pas informacioneve që ka pranuar Policia e Kosovës dhe ka intervenuar me urgjencë.

Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një pushkë gjuetie me 19 fishekë të kalibrit 4.5 mm, një revole me 25 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një thikë profesionale të ushtrisë.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se që të pesë të arrestuarit nuk kanë ndonjë të kaluar kriminale dhe se kishin dalë vetëm për të shëtitur.

Ajo për gazetametro.net konfirmoi se të arrestuar pas hetimeve të kryera janë liruar me procedurë të rregullt./gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë