Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, pjesë e një grupi të dyshuar kriminal që janë marrë me trafikim të njerëzve.
Pas hetimeve që janë zhvilluar nga sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, dyshohet se ky grup në një lokal në qytetin e Shtimes, ka detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.
A.F., i lindur më 1989, Rr.M., i lindur me 1995, F.B. i lindur më 1991 dhe T.L. i lindur më 1972, të gjithë shtetas të Kosovës, janë personat e dyshuar që ka arrestuar Policia e Kosovë.
Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale Policia bënë me dije se ka konfiskuar:
4 (katër) telefona mobil,
1 (një) sprej OC dhe
1 (një) mjet i prehtë thikë.
Gjithashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.
Viktimat e rastit siç shpjegon edhe Policia janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 ore./gazetametro.net