Loading…

Arrestohen hakerët që kërcënuan zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

  • 04/04/2017 | 10:15

Arrestohen hakerët që kërcënuan zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

Policia e Dubait ka arrestuar hakerët e huaj të cilët kanë kërcënuar pesë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, kanë kumtuar mediet shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Policia e këtij vendi tani për tani nuk është deklaruar për këtë rast, e as Shtëpia e Bardhë.


Gazeta “Bayan” ka transmetuar deklaratën e majorit Saud al Halidi nga sektori për krime sajber të policisë së Dubait se “banda afrikane” i ka hakuar emailet e pesë zyrtarëve dhe “ka arritur t’i nxjerrë shënimet konfidenciale”. Ai ka shtuar se më pas hakerët kanë kërkuar të holla nga zyrtarët e hakuar duke iu dërguar emaile kërcënuese. SHBA’t pastaj kanë kërkuar  ndihmë nga policia e Dubait, pretendon AP, përcjellë gazetametro.net.

Al Halidi gjithashtu ka thënë se keqbërësit janë gjetur për dy orë në një banesë në emiratin Axhman. Ai gjithashtu ka kumtuar se me ndihmën e zyrtarëve lokal janë arrestuar tre të dyshuar.

“Hakerët në fillim i kanë bërë rezistencë policisë, por në fund janë arrestuar”, ka kumtuar televizioni i Dubait.

Kriminelët të moshës prej 24 deri 26 vjeç kanë pasur listën e pesë milionë llogarive bankare, si dhe softuerin për hakim dhe miliona dollarë, ka thënë Al Halidi.

Tani për tani nuk është publikuar se kush janë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që janë sulmuar, por Al Halidi ka thënë se të dyshuarit me siguri do të ekstradohen në SHBA për t’u gjykuar. Ambasada e SHBA’ve në Abu Dhabi nuk është deklaruar. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë