Loading…

Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor

  • 27/10/2021 | 09:21

Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor

Janë arrestuar dy të zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare të Podujevës, përcjellë Gazeta Metro.


Të dy personat dyshohet se në depon e terminalit doganor kanë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana, meqë ishin të padoganuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 25 tetorit ishte thyer muri i objektit të depos ku edhe ndodhi vjedhja.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ë, zyrtar ë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë