Loading…

Arrestohen dy serbë për puçin e dyshuar në Mal të Zi

  • 13/01/2017 | 16:11

Arrestohen dy serbë për puçin e dyshuar në Mal të Zi

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se autoritetet kanë arrestuar dy shtetas serbë që kërkohen në lidhje me një grusht shtet të dyshuar në Mal të Zi.


Ministria në fjalë ia ka konfirmuar sot Radios Evropa e Lirë se Predrag Bogiceviq dhe Nemanja Ristiq janë arrestuar me dyshimin se janë të përfshirë në planifikimin e dyshuar të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, e cila në dhjetor të vitit 2015 ka marrë ftesë t’i bashkohet NATO-s.

Mali i Zi ka kërkuar nga Serbia që të arrestojë dhe të ekstradojë dy personat që përballen me akuzën për përfshirjen në planet për puçin e dyshuar në muajin tetor.

Ristiq, në muajin dhjetor u pa në fotografi duke qëndruar afër ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.

Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të puçit të dyshuar në Podgoricë, që sipas tij ka të bëjë me planet e qeverisë për t’iu bashkuar NATO-s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë