Policia në Prizren ka arrestuar dy qytetarë të cilët kishin kultivuar bimë kanabisi në shtëpinë e tyre. Pas kontrollit që policia i bëri shtëpisë, kishin gjetur se këta dy të dyshuar në një vazo kanë mbjellë katër bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia në raportin e saj 24 orëshe thotë se me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net