Loading…

Arrestohen dy policë të Kosovës për keqpërdorim të detyrës

  • 07/06/2017 | 16:07

Arrestohen dy policë të Kosovës për keqpërdorim të detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës në dy raste të ndara ka realizuar me sukses dy operacione hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente.


Si rezultat i hetimeve të suksesshme në të dy rastet janë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë).

Arrestimi i parë është realizuar më 2 qershor ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  një të dyshuar  (një toger policor në pozitën e zëvendës komandantit të Stacionit Policor të Dragashit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e komandantit të këtij stacioni policor dhe shefit të operativës (toger policor).

Rasti tjetër (rasti i dytë) është realizuar më 5 qershor në Gjilan  ku IPK-ja ka arrestuar një zyrtar policor (nga Stacioni Policor i Kllokotit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan me vendim të të cilit  të dyshuarit (zyrtarit policor) i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti poashtu edhe është suspenduar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë