Dy persona të kërkuar janë arrestuar në Han të Elezit, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ku është shtuar se, arrestimi i të dyshuarve, H.L dhe M.K ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Keqpërdporim i besimit’.
Komunikata e plotë:
Arrestohen dy persona të kërkuar në Han të Elezit
Sot, në ora 10:00 në Han të Elezit policët e stacionit të Hanit të Elezit kanë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës: H.L (M/K) i moshës 45 vjeçar dhe M.K (M/K) i moshës 41 vjeçar.
Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ me dënim burgimi me nga nëntëdhjetë (90) ditë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.  /gazetametro.net