Loading…

Arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vrasje dhe grabitje

  • 18/05/2017 | 11:44

Arrestohen dy persona të dyshuar për tentim vrasje dhe grabitje

Sot rreth orës 02:00 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.


Bëhet fjalë për viktimën -E. M  mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

 Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njofton Polcia, përcjell gazetametro.net

I dyshuari i parë është- G. A  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Ndërsa i dyshuari i dytë është -A. H  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu  me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

 Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që ndaj personave të dyshuar,  janë hapur dy raste, tentim vrasje dhe grabitje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë