Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet të jenë përfshirë në veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
S.K. i lindur në 1984 dhe B.A. i lindur në 1966 janë personat e dyshuar që janë arrestuar. Njëri prej tyre i përfshirë në veprën ‘trafikim me njerëz’, ndërsa tjetri për veprën ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.
Policia thotë se gjatë hetimeve është identifikuar një viktimë e mitur e cila është intervistuar dhe me të është vepruar në bazë të procedurave standarde vepruese.
Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./gazetametro.net