Loading…

Arrestohen dy persona, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, të njëjtit ishin në kërkim nga policia

  • 21/02/2024 | 08:57

Arrestohen dy persona, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, të njëjtit ishin në kërkim nga policia

Policia e Kosovës vazhdimisht është e angazhuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës,  ka arritur të arrestojë dy persona të cilët ishin në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Arrestimi i tyre u bë në qytete të ndryshme, njëri ka ndodhur në Podujevë, e tjetri në Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·Podujevë 20.02.2024 – 11:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

·ANP-Adem Jashari  20.02.2024 – 14:55. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”. /gazetametro.net

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë