Loading…

Arrestohen dy burra, rrahën bashkëshortet e tyre

  • 09/12/2016 | 10:52

Arrestohen dy burra, rrahën bashkëshortet e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në raste të ndara, një në Prishtinë dhe një në Lipjan, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në rastin e parë policia njofton se i arrestuar është nga Lipjani, dhe i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij për arsye të panjohura ende për Policinë. Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ndërsa burri i saj, si i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndërsa në rastin e dytë, ashtu edhe siç informon policia e Kosovës, sulmi fizik i një grua ka ndodhur në Prishtinë. Ajo është rrahur nga bashkëshorti në vendin e punës së saj.

Edhe për këtë rast policia thotë se ka dërguar të dyshuarin në mbajtje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë