Loading…

Arrestohen 5 persona për sulm ndaj konsulatës turke

  • 28/11/2016 | 15:07

Arrestohen 5 persona për sulm ndaj konsulatës turke

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në kuadër të hetimeve rreth gjuajtjes me koktej molotvi të Objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren.

Sulmin në konsulatë e konfirmoi për Klan Kosovën  Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai po ashtu njoftoi për arrestimin e disa personave.

Sipas Hoxhës, me t’u njoftuar për rastin, i cili ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ekipet emergjente e të hetuesisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tha po ashtu se ekipet e hetuesisë janë duke hetuar rastin derisa personat e arrestuar janë duke i intervistuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë